Edhe një futbollist zbarkoi në “Tottenham Hotspur Stadium”
Publikuar:
(17.06.2022 17:35:49)

Antonio Conte ka filluar “peshkimin” në merkaton e verës.
Skuadra që ai drejton, Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar transferimin e Yves Bissouma.
Mesfushori 25 vjeçar – paraprakisht ishte pjesë e Brightonit, teksa detajet e marrëveshjes nuk janë publikuar ende.
Në sezonin e fundit – ai zhvilloi 26 ndeshje, teksa shënoi një gol dhe asistoi dy herë.
Kjo është edhe një shenjë tjetër që Spurs do jenë mjaftë aktiv në merkaton e verës – pasi këtë sezon janë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.
Paraprakisht, skuadra londineze e siguroi transferimin e Ivan Perisic, i cili zbarkoi në ishull – si transfer i lirë./Shqip.com