Edhe Lloris me ofertë të parefuzueshme nga Arabia Saudite

Futbolli saudit po bëhet gjithnjë e më tërheqës për futbollistët nga skuadra të mëdha evropiane. Dukuri kjo e nisur kohë më parë, por që ka marrë hov të madh pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Al Nassr.
Një mundësi e tillë së fundi i është ofruar edhe portierit francez, Hugo Lloris.
Siç raporton “The Times”, kapiteni 36-vjeçar i Tottenham tundohet nga një klub i paspecifikuar që është gati të trefishojë pagën që merr nga Tottenham, i cili është i lidhur deri më 30 qershor 2024.

Lloris aktualisht merr 114 mijë euro në javë. Një shenjë e rëndësishme se si Arabia është serioze për të përmirësuar kampionatin vendas, siç mund të shihet edhe nga blerja e Cristiano Ronaldos.
Një lëvizje jo e rastësishme për të shtyrë fort emrat e mëdhenj të transferohen atje, në funksion të Kupës së Botës 2030 që Arabia Saudite synon të organizojë.
/Shqip.com