Sport Ndërkombëtar

Edhe Celta Vigo e ndal Barcelonën

Celta Vigo

Barclona nuk ka arritur që të regjistrojë më shumë se një barazim në ndeshjen e zhvilluar ndaj Celta Vigos.

Ani pse takimin e nisën shumë më mirë, katalunasit u ndalën me barazim 3-3, shkruan Shqip.com.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Ansu Fati, pas vetëm pesë minutave lojë.

Goli i shënuar nga Ansu Fati

Kurse, epërsinë e dyfishoi Sergio Busqutes.

Kur po zhvillohej minuta e 34-të, Memphis Depay e dërgoi topin në rrjetë dhe pjesa e parë mbaroi me rezultat 0-3 në të mirë të blaugranëve.

Por, pjesa e dytë doli të jetë një dramë në vete.

Celta Vigo shënuan treherë, për të bërë këtë ndeshje, si një nga më interesantet të këtij sezoni në La Liga.

Fillimisht, Iago Aspas shënoi në minutën e 52-të, pastaj Nolito e  ngushtoi rezultatin në minutën e 74-të.

Ndërsa, kur u mendua se ndeshja do të përfundojë me rezultat 3-2, në “skenë” doli përsëri  Aspas, që me një eurogol në minutën e fundit të ndeshjes i “traumtazioi” mysafirët.

Goli i barazimit – i shënuar nga Aspas

Pas kësaj ndeshje, Barca gjendet në pozitën e nëntë në La Liga, me 17 pikë pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Celta ngritet në pozitën e 14-të, me pesë pikë më pak./Shqip.com