Lajme

Edhe AAK i thotë PO ftesës së Osmanit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të martë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

Burime të Shqip.com bëjnë të ditur se AAK-ja ka caktuar Muharrem Nitajn të marrë pjesë në këtë takim.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Takimi do të mbahet të hënën, më 13 shtator 2021, në orën 17:00.

Siç bëhet e ditur, ftesa është bërë “për të diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”.

Për shkak të situatës së rënduar me pandeminë COVID-19 në vend, ditë më parë kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen më 17 tetor, duhet të shtyhen. Kundër kësaj ideje kanë dalë partitë opozitare të cilat kanë thënë se janë pro shkurtimit të fushatës, por jo edhe shtyrjes së zgjedhjeve. Sipas tyre, VV-ja po i “frikësohet rezultatit” ndaj po kërkon të shtyhen zgjedhjet.

Një vendim zyrtar akoma s’është marrë, por të shtunën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar presidentes Osmani, shtyrjen e zgjedhjeve./SHQIP.com