Ed Sheeran, fiton tri çmime në “Global Awards”
Publikuar:
(14.04.2022 15:22:17)

Ceremonia e “Global Awards” ka ndarë çmimet në muzikë.
Në ceremoni yllit të muzikës pop, Ed Sheeran, i janë ndarë tri çmime të rëndësishme.
Coldplay, Anne-Marie, Dave dhe Mimi Webb janë gjithashtu ndër fituesit, ndërsa Lil Nas X fitoi ‘Çmimin Special’ për “Kreativitetin”.
Me albumin e tij të katërt solo, i lëshuar në vitin 2021 me vlerësimin e kritikëve, Ed Sheeran fitoi shumë në “The Global Awards 2022”, duke u shpallur ‘artisti më i mirë britanik’, me ‘Bad Habits’ të shpallur si kënga më e dëgjuar në radion e “Globar” në 2021.
Ndërkaq në mesin e artistwve mw tw mira femra ishte edhe Adele.
Çmimi special për kreativitet, ju dha Lil Nas X.