Rozë

“Ecim për Adrianën”, qytetarë e kolegë solidarizohen me aktoren që u diagnostikua sërish me tumor në tru

"Ecim për Adrianën"

Për nder të aktores, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostikua me tumor në tru, u organizua ecja në sheshet e Prishtinës.

Numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë në mbështetje të Adrianës kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”.

Aty u pa Dafina Zeqiri, Dj Geek, Blerta Deliu-Kodra dhe shumë të tjerë.

Ndryshe, deputetja Matoshi dje përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se pas nëntë vitesh i është rikthyer sërish tumori në kokë.

“Tash, nëntë vite më vonë, duke mos pushu kurrë sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, krejt këto m’bonën me menu që e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ish rikthye prapë”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Ndër tjerash, ajo shpreson që ta kalojë këtë sfidë me sukses dhe ta jetojë jetën pranë fëmijëve dhe ta vazhdojë rrugëtimin e saj artistik.

“Me misionin e njëjtë prapë po më duket, me më tregu që koha është tepër e vlefshme edhe duhet me kalu më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tim, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që duhemi pa kushte. Gjithçka dua më shumë”.

“Të mërkurën duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes, mirëpo e di që rrugëtimi im do të vazhdojë, sepse është shumë i gjatë. Kam shumë qytete të botës pa i parë, shumë skena të filmit pa i shkelë, shumë role pa i luajt, i kam fëmijët që duhet me i bë të Zot e vetës…”, përfundon Matoshi./Shqip.com