Sport Shqiptar

EA SPORTS e largon Rusinë nga produktet e tyre

EA SPORTS

Sanksionet ndaj Rusisë – po vazhdojnë të vendosen edhe në sport.

Së funmdi, edhe EA SPORTS ka vendosur që të vendosë masa ndaj këtij shteti.

Gjigandi i videolojërave ka larguar kombëtaren dhe ekipet ruse nga të gjitha produktet e tyre.

“Në përputhje me partnerët tanë në FIFA [Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit] dhe UEFA [Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit], EA Sports ka iniciuar procese për të hequr kombëtaren ruse dhe të gjitha klubet ruse nga produktet e EA Sports Fifa, përfshirë Fifa 22 , Fifa Mobile dhe Fifa online. Ne po vlerësojmë gjithashtu në mënyrë aktive ndryshimet e lidhura me fushat e tjera të lojërave tona”, thuhet ndër të tjera – në njoftimin e tyre.

Paraprakisht, Rusia u përjashtua nga të gjitha garat që organizohen nga UEFA dhe FIFA, si në nivel ekipi – ashtu edhe në kombëtare.

Pra, skuadrat ruse nuk do lejohen të luajnë në Europaligë, Ligën e Kampionëve apo në Europa Conference League.

Kurse, kombëtarja nuk do lejohet të luaj – as në Kampionatin Botëror, e as në Evropian. /Shqip.com