E vrau shërbimi sekret rus, babai dënon dezertimin e të birit: Tradhtoi atdheun, të afërmit e tij
Publikuar:
(28.02.2024 11:23:46)

Babai i pilotit rus që dezertoi nga ushtria vitin e kaluar, tha se nuk ishte i befasuar kur dëgjoi për vdekjen e djalit të tij, disa ditë pasi policia gjeti trupin e tij të qëlluar për vdekje në Spanjë.
Maksim Kuzminov, pilot rus, u largua nga Rusia në gusht 2023, duke fluturuar me helikopterin e tij në Ukrainë nga vija e frontit dhe duke u dorëzuar tek autoritetet.
Ai u gjet i vdekur në Spanjë më 13 shkurt, ku thuhet se jetonte me një identitet të rremë.
“Sigurisht që prisja t’i ndodhte dicka“, tha Sivaev, “tradhtari është tradhtar”. “Tradhtoi atdheun, të afërmit e tij”, tha babai.
Autoritetet spanjolle po hetojnë vdekjen e Kuzminov, por ato kanë ofruar pak informacion deri më tani.
/Shqip.com