Sport Shqiptar

E turpshme skena që ndodhi në fund të ndeshjes së Superkupës (VIDEO)

Ballkani e ka fituar Superkupën e Kosovës. Skuadra kampione ka fituar me shifrat 1-0 ndaj ekipit të Llapit. Kjo ndeshje e zhvilluar në Turqi kishte edhe skena të shëmtuara.

Sidomos në minutat e fundit, teksa lojtarët e të dy ekipeve janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.

Gjithsesi mbetet të shihet cili do të jetë vendimi nga organet e Federatës së Futbollit të Kosovës për ata që u implikuan në atë situatë.

/Shqip.com