Lajme

E turpshme / Në Ferizaj dyshohet se u dhunua një 14-vjeçare nga shoferi i autobusit

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Një e mitur 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një shofer i autobusit që supozohej t’i dërgonte nxënësit në shkollë në një fshat në Ferizaj.

Sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj në periudhë kohore nga muaji prill i vitit të kaluar deri në muajin mars të viti 2024, i pandehuri në vazhdimësi ka detyruar të miturën që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj.

“Në një vend pak a shumë si ky që ndodhemi tani ne ku nuk ka shtëpi, sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari kishte ndalur autobusin dhe kishte detyruar të miturën të kryej marrëdhënie seksuale me të.”

Nga kjo Gjykatë bënë të ditur se i dyshuari me inicialet I.R tashmë ndodhet në paraburgim.

Më shumë detaje nuk kanë dhënë as nga Prokuroria Themelore duke thënë se rasti është në procedurë hetimore por kanë bërë të ditur se ende nuk është ngritur aktakuza për këtë rast.

Autobusi që i transportonte nxënësit, ishte kompani private që operon në këtë vend, por që ishte kontraktuar nga komuna për bartjen e nxënësve në shkollë.

Selim Marevci nga Komuna e Ferizajt ka thënë se nuk kanë qenë në dijeni për këtë rast pasi nuk kanë pasur ndonjëherë ankesë nga asnjëra palë.

“Ne nuk kemi pasur fatkeqësisht asnjë lloj ankese nga prindërit apo nga nxënësja në fjalë sepse çdo muaj bëhet mbledhja e këshillit të komunës, mirëpo as aty nuk është paraqitur si rast as nga shoqëria civile as nga mediat që janë prezentë aty, nuk kemi pasur informata përpos tash që u bënë publike”, ka thënë zëdhënësi i komunës, raporton teve1.

Derisa nga rrjeti i OJQ-ve AVONET kanë thënë se kompania private tashmë ka ndërmarrë masat ndaj shoferit dhe që presin zbardhjen e këtij rasti.

“Komuna kontrakton disa kompani të ndryshme për transportimin e nxënësve për shkak të distancës dhe keqpërdorimi nga këta individë personal për neve është jashtëzakonisht shqetësuese, ne kemi info që kompania në fjalë që ka tenderin për bartjen e nxënësve tashmë ka ndërmarrë masa të largimit të punëtorit në fjalë”, ka deklaruar Shefki Berisha – udhëheqës u departamentit për hulumtime në AVONET.

Në njoftimin e gjykatës thuhet po ashtu se i pandehuri në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon të miturën tek një motel në Ferizaj dhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të saj.

/Shqip.com