Lajme

E sulmoi bashkëshorten, arrestohet një burrë në Prishtinë

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një kallash dhe 27 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 10.11.2023 – 08:50, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar  një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/Shqip.com