Lajme

E rëndë në Vlorë, gomonia godet pushuesin në Karaburun

Një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Karaburun, pasi është dëmtuar nga helika e një gomoneje teksa kjo e fundit po parkohej.

Sipas policisë, mësohet se shtetasi me iniciciale F.T., ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues, gomone, dhe gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin me iniciale A. K., 56 vjeç banues në Tiranë.

56-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa në momentin e akidentit sapo kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).

56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

/Shqip.com