E rëndë në Tiranë/ Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! 47-vjeçari gjendet pa jetë brenda makinës
Publikuar:
(05.06.2025 10:26:17)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa mësohet se një punonjës i gardës së Republikës, është vetëvrarë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02.00 në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar trupi i pajetë i punonjësit të Gardës së Republikës, G. Lelçaj 47-vjeç, brenda automjetit të parkuar, në garazhdin e banesës së tij.
Nga të dhënat e para, dyshohet se punonjësi ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit.
Nga raportimet mësohet se 47-vjeçari ka qenë në proces divorci me bahskëshorten.
/Shqip.com