Lajme

E rëndë në Tiranë/ Vetëm 21 vjeçe, i jep fund jetës punonjësja e policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë pasdite.

A.L, 21 vjeçe punonjëse e Policisë së Shtetit pranë Komisariatit të Kamzës, i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, brenda na banesën e saj.

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com