Lajme

E rëndë në Tiranë / Babai vret me thikë djalin 37-vjeçar

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Kodra e Priftit” në Tiranë.

Policia njofton se babai 74-vjeçar, Hekuran Gjoni, ka qëlluar me thikë duke i marrë jetën djalit të tij 37-vjeçar Asim Gjoni.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në banesën në rrugën “Ilia Shyti”, në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, babai dhe djali jetonin bashkë ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë i dehur gjatë konfliktit që përfundoi në mënyrë tragjike.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit  në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com