Lajme

E rëndë në Kamëz/ Xhaxhai përplas me makinë nipin në oborrin e banesës, ndërron jetë 2-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Kamëz.

Një i mitur vetëm dy vjeç, ka ndërruar jetë pasi është përplasur me makinë në oborrin e banesës nga xhaxhai i tij.

P.M duke kryer manovrën mbrapa me automjet ka shkaktuar aksidentin, duke i marrë kështu edhe jetën vogëlushit.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Shqip.com