E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, forcat RENEA futen në apartament nga tarraca e pallatit!
Publikuar:
(09.01.2025 15:11:51)
Forcat RENEA janë futur nga tarraca e pallatit për në banesën ku u raportua se ndodhej një vajzë, e cila kishte denoncuar në polici se është dhunuar nga disa persona.
Siç shihet dhe nga pamjet, efektivët e RENEA-s janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkonin e apartamentin ku e reja thuhet se është mbyllur.
Më herët policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën.
/Shqip.com