“E preferuara juaj u rikthye!” – Enca paralajmëron rikthimin në muzikë
Publikuar:
(31.05.2022 23:41:33)

Këngëtarja, Enca Haxhia është një ndër emrat më të përfolur të industrisë.
Ajo njihet për debutin e saj në muzikë dhe për këngët e saj të cilat janë gjithmonë hite.
Mirëpo, ajo bëri një pauzë sa i përket muzikës, por së fundmi ka njoftuar fansat se po bën një rikthim.
Në disa postime që ka hedhur në InstaStory, 26-vjeçarja bën me dije se së shpejti po vjen me këngë të re.

“Kënga e re po vjen së shpejti. E preferuara juaj po kthehet sërish. Mbret Enca”, tha ajo.
Megjithatë, ajo nuk dha ndonjë detaj se për çfarë kënge bëhet fjalë apo nëse do të jetë një bashkëpunim. /SHQIP.com