“E paskeni marrë rrogën”, Adriana Matoshi përplaset me ndjekësin

Aktorja Adriana Matoshi, është ndër më të komentuarat në mediat rozë.
Ajo shumë shpesh poston me familjarët dhe miqtë e saj në rrjete sociale.
Së fundmi aktorja, tashmë edhe deputetja ka postuar një foto me miken e saj aktore Arjola Demiri.
Ato prej kohësh kanë një raport të ngushtë me njëra tjetrën të cilin e ka treguar edhe vetë Demiri gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Me ardhjen e sezonit miket e ngushta kanë nisur pushime dhe kanë udhëtuar në Egjipt. Por komentet e shumta në rrjet nuk kanë munguar.
“A e paskeni marr rrogën? Se ju jeni një kategori e deputeteve qe vetëm prisni kur po ju del rroga me shku me ba shoping dhe pushime jashtë 🇽🇰 Nuk jeni te vetëdijshëm se posti i deputetit është post publik dhe jo vend pune. Me vjen keq qe njerëzve qe e kane pasion politiken ua keni zënë vendin”, shkruan komentuesi.

Ndërkoha Adriana nuk e ka lënë pa iu përgjigjur këtij komenti duke i thënë së të ardhurat e saj nuk varen nga rroga e deputetit dhe se edhe po të mos ishte e tillë do të fitonte njësoj.
Mirëpo i njëjti ka vazhduar prapë ti kundër-përgjigjet aktores, ai ka këmbëngulur se ajo duhet të heq dorë nga posti i deputetes./Shqip.com