Sport Ndërkombëtar

E (pa)pritur kush është skuadra e parë që i uron Manchester Cityt titullin e kampionit evropian

Manchester City u ngjit në majën e Europës, teksa fitoi për herë të parë në historinë klubit trofeun e Champions League. Skuadra e Guardiolës mundi 1-0 Interin, në finalen e luajtur në Stamboll. Goli i vetëm i sfidës i takon minutës së 68-të, kur Rodri ia doli të mposhtë Onanan.

Përmbyllet kështu në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni për Citizens, skuadër e cila eliminoi nga ky kompeticion ekipe si Bayern Munchen apo edhe Real Madrid.

Pas sfidës, kundërshtari i parë që i uroi trofeun Manchester Cityt ishte rivali i Interit, pikërisht Juventusi. “Urime Manchester Cityt për fitimin e Ligës së Kampionëve”, shkruan Juve.

/Shqip.com