Loja e BBV/ Egla s’është skualifikuar, Ilnisa dhe Meritoni i bashkohen te “dhoma e bardhë”?
Publikuar:
(02.04.2024 23:18:25)

Pas Eglës janë “skualifikuar” nga Big Brother VIP Albania edhe Ilnisa me Meritonin.
Zarfi i zi u lexua nga Ledioni.
Por çfarë do të ndodhë në të vërtetë?
Egla nuk është përjashtuar, siç edhe paralajmëruam një ditë më parë.
Në fakt, dy banorët pritet t’i bashkohen Eglës në një dhomë tjetër, “dhoma e dënimit”. Për 48 orë, Egla ka qëndruar pikërisht në të ashtuquajturën “dhoma e bardhë”.
Ndërsa Ilnisa dhe Meritoni aktualisht janë tek “dhoma e zezë”.
Nuk përjashtohet mundësia që të tre banorët të shkojnë në nominim.
Ndërkohë, banorët e tjerë të shtëpisë nuk kanë dijeni për këtë skenar.
/Shqip.com