E papritur, Bayern Munchen afër Granit Xhakës
Publikuar:
(02.06.2023 13:46:43)

Bayern Munchen po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës. Raportet e fundit thonë se kampioni i Gjermanisë i ka bërë ofertë zyrtare Xhakës.
Bavarezët i kanë ofruar mesfushorit një kontratë trevjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.
Leverkusen dukej se e kishte kryer punën për blerjen e Xhakës, por futja në garë e Bayernit tani ka shtuar dilemën për të ardhmen e kosovarit.
Xhaka pëlqehet mjaft nga Tuchel që e njeh mirë nga futbolli anglez sa ishte trajner i Chelsea.
/Shqip.com