Sport Ndërkombëtar

E paparë, trajneri godet homologun e tij dhe më pas e ndjek nëpër fushë (VIDEO)

Paco Ramírez, trajneri meksikan i klubit Celaya, ka bërë një veprim tejet josportiv. Ai i është afruar me qetësi homologut të tij në Atletico Morelia, argjentinasit Norberto Scoponi.

Skena ngjan me shtrëngimin e zakonshëm të duarve mes trajnerëve në fund të ndeshjes, e cila ishte vulosur me 3-1 në favor të Scoponit, që i dha skuadrës së tij arritjen në finalen e ligës së Meksikës. Megjithatë, kur Ramírez arrin te argjentinasi, ai e godet me shuplakë.

Trajneri nga Rosario duket i habitur dhe vepron duke i hequr dorën për të shmangur një sulm të dytë, ndërsa fillon të tërhiqet. Por ajo çka ishte planifikuar sapo kishte nisur.

Episodi përfundon me një ndjekje nëpër fushë. Futbollistët e Atlético Morelia më në fund arritën të ndërmjetësojnë dhe të qetësojnë trajnerin agresor Ramírez dhe lojtarët e tij.

/Shqip.com