Lajme

E mitura thotë se u dhunua seksualisht derisa ishte në vizitë tek motra në Viti

Një vajzë e mitur ka njoftuar policinë së në muajin tetor është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Sipas saj rasti ka ndodhur gjersa ishte në vizitë tek motra e saj në Viti.

“Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport e policisë.

/Shqip.com