E la shtëpinë e BBVK, reagon Getinjo pasi mësoi se i ka vdekur daja
Publikuar:
(17.01.2023 12:56:21)

Reperi, Getinjo mbrëmë ka vendosur të largohet nga Big Brother.
Ai tha se e ka shijuar këtë eksperiencë shumë dhe brenda ka hyrë vetëm ta tregojë vetën.
Ndërkohë, sot Getinjo ka bërë një reagim përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ku ka shprehur falënderim për fansat.
Ai po ashtu tha se vetëm tani e kuptuar lajmin se i ka ndërruar jetë daja.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet e mira njerëz të dashur! Këto ditë lajmërohem dhe bisedojmë me juve të gjithëve. Më paska vdekur daja (vëllai i nënës) sa isha brenda dhe e kuptova lajmin sot në mëngjes. Ka qenë daja im i vogël dhe e kam pas edhe shok. U mërzita tepër, Zoti e mëshiroftë”, ka shkruar Getinjo.

/Shqip.com