E konfirmon policia, gjendet një granat dore në sheshin e Mitrovicës
Publikuar:
(06.06.2022 09:38:14)

Një granatë dore është gjetur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Lajmin për SHQIP.come ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rastin janë marrë njësitet përkatëse dhe e kanë larguar nga vendngjarja mjetin e pashpërthyer.
“Gjatë natës në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pashpërthyer (granatë dore) njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin”, tha Zahiti.
Në lidhje më këtë rast nuk janë dhënë detaje më tepër./SHQIP.com