Sport Shqiptar

E konfirmon Giresse: Edvin Kurtulus e lë Kosovën për Suedinë edhe pse mori ftesë

Alain Giresse

Të premten, sot, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka mbajtur konferencë për medie.

Ai konfirmoi së mbrojtësi Edvin Kurtulus ka zgjedhur të luajë për Suedinë.

22 vjeçari që ishte kapiten i Kosovës U-21 dhe tani nuk do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Dardanëve.

Ai kishte marrë ftesë nga Giresse para pak ditësh, kur edhe u bë publike lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Edvin Kurtulus, Kosova U-21

Pikërisht në këtë kompeticion Kosova do të luajë katër ndeshje në muajin qershor, kurse dy të tjera në shtator.

Sfida e parë i pret në “AEK Arena” kundër Qipros më 2 qershor. Duke u pasuar më pas nga dy ndeshje në “Fadil Vokrri” kundër Greqisë (5 qershor) dhe Irlandës së Veriut katër ditë më pas. /Shqip.com