Rozë

E kemi parë çdo natë në TV Klan, ish-velina bionde i jep fund beqarisë

Ish-miss Shqipëria dhe ish-velina e “Stop”, ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit.

Enisa Koleci i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa fotove të publikuara në profilin zyrtar në Instagram.

Enisa shihet e veshur me të bardha, teksa ka ndryshuar look-un e saj duke i errësuar flokët. Ndërsa e shoqëron partneri i saj, Klausi.

“Kurrë mos u marto me atë që mund të jetosh, martohu me atë pa të cilin s’mund të jetosh”, ka shkruar ish-velina krahas fotove.

Ndryshe, Enisa kishte fituar konkursin e Mis Shqipërisë në vitin 2019./Shqip.com