“E gjithë Shqipëria në Tiranë”/ Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare: Më e fuqishmja që ka njohur vendi!
Publikuar:
(22.11.2024 14:03:12)
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar datën se kur do të mbahet protesta e radhës e mosbindjes civile.
Në një komunikim me gazetarët, kryedemokrati u shpreh se kjo do të jetë protesta më e madhe që ka njohur vendi, ndërsa ka ftuar të gjithë shqiptarët që të gjenden në Tiranë.
Në lidhje me orën kur do të organizohet tubimi, Berisha ka deklaruar se ende nuk është marrë një vendim dhe ajo do të komunikohet në një moment të dytë.
“Në datën 26 protesta e ardhshme kombëtare. Më e fuqishmja që ka njohur më parë Shqipëria. Ftoj shqiptarët më datë 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Nuk ka tërheqje.
Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë.”, tha ai.
/Shqip.com