Sport Ndërkombëtar

E gjejnë mënyrën: Gratë e futbollistëve anglezë, po pinë alkool e po rreziten në Katar, pa i penguar askush

Në Katar po organizohet Kampionati Botëror nën rregulla stikrke ku ndalohet alkooli, veshjet janë të kufizuara e shumë gjëra të tjera, shkruan Shqip.com.

Për të kapërcyer disa ndalime, bashkëshortet dhe të dashurat e lojtarëve të Kombëtares së Anglisë kanë vendosur të qëndrojnë në një anije luksoze me vlerë më shumë se një miliard euro, të ankoruar në brigjet e Dohas, raporton “The Sun”.

Ato në këtë vend mund të konsumojnë alkool e të marrin rreze dielli.

Anija “MSC world Europa” mund të strehojë më shumë se 7000 njerëz.

Gjithashtu në bord ka shumë tifozë të akomoduar.

/Shqip.com