E fejuara e portierit Courtoisi e incizoi momentin e pritjes së penalltisë në ndeshjen ndaj Kanadasë
Publikuar:
(23.11.2022 22:24:55)

Belgjika ka marr fitore një fitore të rëndësishme, por me shumë vuajtje ndaj Kanadasë (1-0) në ndeshjen hapesë për këto dy ekipe në grupin H në Kupën e Botës.
Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtoisi priti penallti në pjesën e parë.
E fejuara e tij, Mishel Gerzig, ishte në shkallët e stadiumit duke e kapur momentin, shkruan “The Sun”, përcjell Shqip.com.
30-vjeçari, portier i Real Madridit, në minutën e nëntë, ndali futbollistin e Bayern Munichut, Alphonso Daviesin.
Askush nuk do të mund të ishte më krenare sesa partnerja e tij, Misheli.

/Shqip.com