“E di që s’besojnë”, Marina Vjollca flet për ndërhyrjet estetike në fytyrë
Publikuar:
(10.05.2023 15:22:30)

Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ka qenë shpesh e komentuar nga mediat rozë.
Ajo së fundmi, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.
Njëri prej tyre e ka pyetur nëse ajo ka ndërhyrje estetike në fytyrë.
Ndërsa, ajo u shpreh se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, duke shtuar se të vetmen gjë që ka bërë janë dhëmbët.

Marina është e martuar me reperin nga Kosova, Getoar Selimi.
/Shqip.com