E ardhmja e Agueros vendoset të mërkurën

Në Angli ishte i jashtëzakonshëm, por në Spanjë fati i’a ktheu shpinën.
E ardhmja e Kun Agueros në fushën e gjelbër është e mjegullt tash e sa kohë dhe do vendoset të mërkuren.
FC Barcelona ka njoftuar se sulmuesi argjentinas do të japë një deklaratë zyrtare, të mërkurën në ora 12:00, në “Camp Nou”.
“Sergio Aguero do të japë një deklaratë për të ardhmen e tij nga “Cam Nou” të mërkurën me 15 dhjetor. Futbollisti i ekipit të parë do t’i bashkohet presidentit të FC Barcelona, Joan Laporta”, ka shkuar faqja zyrtare e klubit.
Pse mund të pensionohet ai?
Për shkak të problemeve me frymëmarrje, 33 vjeçari e kishte lëshuar fushën e gjelbër në ndeshjen kampionale që Barcelona e zhvilloi kundër Alavesit, me 30 tetor.
Klubi katalunas kishte njoftuar se ai ishte shtruar në spital për një ekzaminim të zemrës. Nga ajo kohë, Kun nuk është paraqitur më në fushën e gjelbër.
Aguero, kishte zbarkuar në “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës, si transfer i lirë.
Ndër arsyet kryesore pse u bashkua me Barcen, ka qenë fakti që Leo Messi ishte shoku i tij i ngushtë, por, për ironi të fatit Leo u largua nga Barcelona. /Shqip.com