Ëmbëlsirë me qumësht dhe vanilje

Përbërësit: 500 ml qumësht, 1/2 filxhan çaji sheqer, 3 lugë çaji niseshte, 1 lugë çaji esencë vaniljeje, miell kokosi dhe luleshtrydhe.
Përgatitja: Shtojmë qumështin në një enë, më pas niseshtenë dhe sheqerin. I trazojmë mirë që niseshteja të tretet dhe e vendosim në zjarr mesatar. I përziejmë herë pas here dhe i rrimë te koka derisa të marrë valë.
Në momentin që fillon merr valë, vazhdojmë e trazojmë derisa e shohim që po trashet shumë.
Një tepsi jo shumë të madhe, e lyejmë me gjalpë dhe shtojmë masën. Gjalpi do na ndihmojë të mos ngjisë, dhe të dalë lehtë nga forma.
E lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas e fusim në frigorifer për 4 orë ose gjithë natën.
Më pas kur duam ta kthejmë në një pjatë që duam, me anë të gishtave tërheqim pak anësoret në drejtime të mesit, që kremi të shkëputet, i hedhim pak miell kokosi, vendosim pjatën sipër dhe e kthejmë.
Sipër e mbulojmë me miell kokosi gjithashtu dhe fëstëkë. Në fund e zbukurojmë me luleshtrydhe.
