Dzeko dhe Haller po i thyejnë ligjet e fizikës

Interi dhe Ajaxi nuk kanë lënë vend për befasi, në ndeshjet e zhvilluara sonte në Ligën e Kampionëve.
Neurazurët shënuan fitore ndaj Shakhtar Donetsk, kurse skuadra holandeze triumfoi ndaj Besiktasit, shkruan Shqip.com.
Skuadra e udhëhequr nga Simone Inzaghi, ishte dominuese nga fillimi dhe arkëtoi pikët e plota.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Edin Dzeko, në minutën e 61-të, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Ndërsa, po i njëjti realizoi edhe një herë pas gjashtë minutave për të dyfishuar epërsinë, ndërsa asistues ishte, Ivan Perisic.
Për sulmuesin boshnjak, ky ishte goli i dhjetë në të gjtiha kompeticionet në këtë sezon dhe po tregon që mosha është vetëm numër për të.
Me këtë fitore skuadra italiane ngritet në vendin e parë të Grupit D, me 10-të pikë të grumbulluara, pas pesë ndeshjeve.
Në anën tjetër, Shakhtar mbetet në vendin e fundit, me vetëm një pikë.
Në ndeshjen e zhvilluar në Turqi, Ajaxi e tregoi edhe një herë forcën e vet, duke triumfuar me rezultat 1-2.
Ishte Beskitasti që shënoi i pari, me anë të Ghezzal, pas 22 minutave lojë, nga pika e bardhë.
Kurse, golin e barzimit për Ajaxit e shënoi Haller, në minutën e 54-të.
Shtatëgjati relaizoi edhe një herë, në minutën e 69-të dhe ndeshja mbaroi me rezultat 1-2.
27 vjeçari po kalon në formë jetësore dhe deri më tani ka shënuar nëntë gola në këtë sezonë të Ligës së Kampionëve.
Për holandezët kjo ishte fitorja e pestë në pesë ndeshje të zhvilluara, ndërsa për skuadrën turke, ishte humbja e pestë në po aq ndeshje./Shqip.com