Dyshohet se shantazhoi ish të dashurën, arrestohet burri në Prishtinë
Publikuar:
(21.08.2022 09:07:59)

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka shantazhuar të ish-dashurën e tij.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:35.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shantazhuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com