Dyshohet se një vajzë u sulmua seksualisht në Podujevë
Publikuar:
(26.12.2022 08:24:39)

Një vajzë nga Podujeva është ankuar në Policinë e Kosovës së është sulmuar seksualisht nga një burrë.
Kjo është bërë e ditur nga PK-ja përmes raportit të tyre 24-orësh dhe ankesa thuhet se është bërë me datën 23 të këtij muaji.
“Podujevë, 23.12.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull”.
Sipas PK-së, nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është duke u hetuar.
/Shqip.com