Dyshohet se mbyti motrën e saj, Gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarës nga Fushë Kosova

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurës F.S., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, përcjell Shqip.com.
Sipas njoftimit, e pandehura dyshohet se më 9 maj të këtij viti, në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privojë nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj T.S.
Ajo dyshohet se viktimën e kishte ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit duke bërë kështu që viktima të ndërrojë jetë.
“E pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privoj nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë”, thuhet në aktakuzë.
Po ashtu, Gjykata ka njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij./SHQIP.com