Dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare, arrestohet punonjësi i Komunës së Fushë Kosovës
Është arrestuar një punonjës i Komunës së Fushë Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me rastin është marrë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
“I dyshuari ka mashtruar ankuesit në këtë rast, i ka joshur duke ju premtuar që do ti ndihmoj në marrjen e subvencioneve, dhe viktimat në rastin konkret, duke e pasur parasysh se i njëjti punon si zyrtarë në Komunë i kanë besuar dhe i kanë dhënë para (disa mijë euro) për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione, e që në fakt i dyshuari nuk ka rregulluar dokumente e as që ka aplikuar për subvencione, duke ju shkaktuar dëm të konsiderueshëm material ankuesve”, thuhet në njoftim.
PK ka bërë të ditur se i dyshuari me këtë rast ka kryer vepër penale “Mashtrim” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore./Shqip.com