Dyshohet se fitoi tenderë rreth 2 milionë euro me dokumente false, ndalohet i dyshuari në Gjilan

Pronari i kompanisë “Globi M.I”, është ndaluar në Gjilan, pasi dyshohet se ka fituar tenderë në vlerë rreth 2 milionë euro duke prezantuar dokumente të falsifikuara.
Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se i arrestuari I.H përmes mashtrimit, ka arritur t’i fitonte tre tenderë në regjionin e kësaj komune, përcjell Shqip.com.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit nga Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin me inicialet, I.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, thuhet në njoftim.
Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi që, I.H, përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që t’i fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro./Shqip.com