Dyshohet se dhunoi të miturën e zhdukur në Gjakovë, arrestohet 25-vjeçari

Një person i moshës 25-vjeçare është arrestuar të hënën për shkak se dyshohet se ka dhunuar një të mitur, njofton Shqip.com.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është paraqitur më 26 gusht si person i zhdukur, ndërsa të hënën së bashku me familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor dhe ka raportuar se është dhunaur nga një person.
“Datë 26.08.2021, viktima vajzë e mitur, është paraqitur nga familjarët si person i zhdukur. Por më datë 30.08.2021 pas orës 23:00, viktima së bashku me familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë dhe e njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person. E njëjta është intervistuar ne prezencën e Avokatit dhe Zyrtarit të QPS-ë. Në lidhje me rast janë angazhuar Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakove, ku janë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, dhe pas identifikimit është arrestuar i dyshuari K.I.N. i lindur në vitin 1996, shqiptar, kosovar”, thuhet nga policia.
Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor./Shqip.com