Dyshohet për vrasje në Malishevë

Një person ka vdekur në Malishevë, i njëjti dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Atë që mund t’ju konfirmoj në këto momente është se sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve”, ka thënë ai.
Elezaj gjtihashtu tha se policia është në kërkim të të dyshuarve.
Sipas tij, njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
/Shqip.com