Lajme

Dyshimet se tre kirurgë po hetohen për korrupsion, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë

Gjatë ditës së sotme u raportua se tre kirurgë janë të dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë.

Sipas raportimeve ata kanë kërkuar para nga pacientë për të kryer operacione.

“Në lidhje me rastin e raportuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion”.

Po ashtu në reagim thuhet se Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore.

/Shqip.com