Sport Ndërkombëtar

Dybala dhe Juventusi e gjejnë “gjuhën e përbashkët”

Pauolo Dybala

I ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratë, por Paulo Dybala, duket që e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Juventusin për të vazhduar bashkëpunimin.

Këtë e ka konfirmuar për mediat itlaiane, Pavel Nedved, i cili ka thënë se “Ne jemi të vendosur të zgjasim kontratën e Paulo Dybala, është gati gati dhe një hap larg nënshkrimit – ne jemi vërtet të lumtur që Paulo do të qëndrojë këtu”, përcjell Shqip.com.

Sulmuesi argjentias, e ka rigjetur formën e tij më të lartë dhe është duke kaluar momente të mira me “Zonjën e Vjetër”.

Ai ka zhvilluar pesë paraqitje këtë sezonë në Serie A, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar edhe dy asistime.

Ndërsa, në Ligën e Kampionëve ka një gol, pasi ka luajtur vetëm një ndeshje – për shkak të lëndimit.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Dybala po konsiderohet si njeriu kryesor i Juventusit në repartin sulmues.

27 vjeçari, i është bashkuar skuadrës nga Torino në vitin 2015 dhe që nga atëherë ka 186 paraqitje në Serie A, kurse ka kontribuar me 74 gola.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket”, konsiderohet të jetë 50 milionë euro./Shqip.com.