Dy vatra të reja zjarri mbi tunelin e Kalimashit

Dy vatra të mëdha zjarri janë aktivizuar sërish në malësinë e fshatit Thirrë, në hyrje të tunelit të Kalimashit, dhe po përparojnë me shpejtësi.
Drejtori i Zjarrfikësve të Mirditës, Agim Lleshaj, tha se ndërhyrja në këto vatra bëhet e pamundur për shkak të terrenit.
Një banor i fshatit Thirrë u shpreh se ky është zjarri më i keq që ka parë në 80 vite jetë. Sipas tij, fajtorë janë njerëzit.
Në Mirditë është aktivizuar edhe një tjetër vatër zjarri në fshatin Domgjon. Forcat e Armatosura Shqiptare po veprojnë së bashku me ato të Kosovës për ti vënë nën kontroll vatrat, raporton Tch.
Zjarret mbi tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së hënës morën përmasa të frikshme të ndihmuara nga era.
Bashkëpunimi i Forcave të Armatosura Shqiptare me ato të Kosovës bënë që zjarri mbi tunel të vihej nën kontroll dhe të mos rrezikoheshin banesat e as bllokimi i tunelit.
Por, ndërsa situata dukej nën kontroll, të martën u rikthye sërish problematika në Mirditë./SHQIP.com