Art Jetese

Dy tregues që në rrobalarëse keni hedhur shumë detergjent

Sasia e madhe e detergjentit bën më shumë dëm se dobi

Kur përdorni shumë detergjent formohet një sasi e tepërt shkume brenda kazanit, për këtë arsye rrobat “dalin” nga makina me njolla të bardha dhe janë të ashpra në prekje.

Nëse pyesni se cila është sasia optimale e detergjentit të cilin do të duhej ta hidhnit në rrobalarëse para se ta aktivizoni, kjo është përgjigjja:

Rrobalarëset standarde familjare, janë paraparë për larje të gjashtë deri në tetë kilogramë rroba, do ta bëjë punën shumë mirë nëse në rrobalarëse hidhni një lugë detergjent.

Nëse keni rrobalarëse më të madhe, e cila mund të lajë deri në 12 kilogramë rroba, hidhni dy lugë të plota detergjent.

Kështu pjesët e rrobave nuk do të “kapen”, rrobat do të dalin të buta nga makina dhe pa vija të bardha.

Nëse lani rroba të ndjeshme në dorë, në legen me ujë hidhni vetëm një lugë të vogël detergjent dhe treteni mirë para se ta zhytni rrobën që dëshironi ta lani.

Përdorni detergjent të koncentruar për larjen e rrobave në dozë dyfish më të vogël.

Nëse ka ndodhur që keni vënë më shumë detergjent, kështu që pikat dhe vijat e bardha të duken mbi rroba, derdhni një litër ujë në legen, shtoni 200 mililitra uthull të bardhë të zakonshme, lagni rrobat dhe lëreni të qëndrojnë për një orë.

Më pas lajini rrobat me dorë, vendosini sërish në makinë dhe aktivizoni ciklin e shpëlarjes. /Shqip.com