Lajme

Dy të vdekur dhe nëntë të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Dy persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të dielën e 9 janarit rreth orës 09:30, përcjell Shqip.com.

“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin nga Policia.

Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor dhe prokurori i shtetit.

Si pasojë e aksidentit, rruga është bllokuar ndërsa policia ka lutur vozitësit që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje./Shqip.com