Dy të vdekur dhe 335 të infektuar me Covid-19 në Shqipëri
Publikuar:
(03.01.2022 17:36:29)

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se dy pacientë të infektuar me Coronavirus kanë ndërru jetë gjatë 24 orëve të fundit.
Viktimat janë një qytetar nga Kamza 69 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 86 vjeç, përcjell Shqip.com.
Sipas njoftimit, nga 2487 testime, kanë rezultuar pozitiv 335 pacientë.

Në të gjithë vendin janë aktivë 6601 pacientë me Covid-19.
Aktualisht në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 115 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i pandemisë./Shqip.com