Lajme

Dy të vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19

Klinika Infektive, QKUK.

Dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus.

Ndërsa, nga një mijë e 217 testime, prej tyre 32 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë dhënë 148 doza të vaksinës.

Vasinimi kundë COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.

Në total numri i rasteve aktive është 709./Shqip.com