Lajme

Dy të vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar dy raste të vdekjes si dhe 18 raste të reja me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë atje për të cilat ka raportuar Abc News Albania thuhet se ky rezultat ka arritur nga 166 testime të kryera.

Viktimat nga COVID-19 janë dy të moshuar mbi 80 vjeçë.

Numrin më të madh të rasteve pozitive në 24 orët e fundit e mbanë Tirana duke pasuar me Lushnjën etj.

Numri i rasteve aktive në Shqipëri ka rënë në 865 persona nga mbi 900 sa ishin dje.

Megjithatë, në spitalin e COVID3 janë duke u trajtuar 9 pacientë./Shqip.com